Kryetari i Istogut z. Haki Rugova sot u takua me luftëtarët e Koshares ku nder të tjera tha se ua kemi borxh gjithë jetën dëshmorëve të rënë në këtë Betjë të lavdishme dhe në gjithë betejat e tjera për çlirimin e vendit tonë.Keta dhe shumë bashkëluftetar të tjerë ndryshuan historinë e Kosovës.
Ky është postimi i plotë i z. Rugova në facebook:
Me një krenari të veçantë bashkë me deputetin dhe komandantin Anton Quni takuam luftëtarët e betejës së Koshares.
Ne u kemi borxh gjithë jetën dëshmorëve të rënë në këtë Betejë të lavdishme dhe në të gjitha betejat e tjera për çlirimin e Kosovës.
Këta dhe shumë bashkëluftëtarë të tyre ndryshuan historinë e Kosovës