Hamilton fiton provat e dyta të lira në Abu Dhabi

25.11.2016 20:15:21

Lewis Hamilton kërkon të provojë deri në fund për të fituar një tjetër titull kampion, edhe pse nuk kanë shumë vlerë kohët në xhirot e shpejta, por shkurtimi i diferencës së pikëve në fund të garës së Abu Dhabi, që do të zhvillohet të dielën.

Britaniku ashtu si edhe në sesionin e parë ishte shumë më i shpejtë se shoku i tij i skuadrës, Nico Rosberg. Nëse në sesionin e parë Hamilton e ndali  kohën në 1’42.869, me një diferencë prej 3 të dhjetash, ndërsa në të dytën, gjermani u shkurtoi diferencën në kohë, në vetëm 79 të mijtat. Kohët e tyre ishin përkatësisht 1.40.861 dhe 1.40.940.

Koha e tretë më e mirë në sesionin e dytë ishte e Sebastian Vettel, që la pas dy makinat Red Bull. Në sesionin e parë piloti i Ferrarit u rendit pas tyre. Piloti tjetër i Ferrarit, Kimi Raikkonen u rendit në vendin e gjashtë në sesionin e dytë.

1LEWIS HAMILTON1:40.86136
2NICO ROSBERG1:40.940+0.079s38
3SEBASTIAN VETTEL1:41.130+0.269s31
4MAX VERSTAPPEN1:41.389+0.528s24
5DANIEL RICCIARDO1:41.390+0.529s33
6KIMI RÄIKKÖNEN1:41.464+0.603s34
7VALTTERI BOTTAS1:41.959+1.098s35
8SERGIO PEREZ1:42.041+1.180s35
9NICO HULKENBERG1:42.264+1.403s36
10FELIPE MASSA1:42.268+1.407s36