Hapet kufiri m eSHqipërinë. pamje nga Vermica

Hapet kufiri m eSHqipërinë. pamje nga Vermica

01.06.2020 13:03:50

Tashmë qytetarët do të mund të kalojnë përmes kësaj pike kufitare që lidh Kosovën me Shqipërinë.

Përmes pamjeve të tanishme vërehet se ka mjaftë qarkullim, teksa duhet përkujtuar që vendimi për hapjen e pikave kufitare u morë në mbledhjen e  mbrëmshme që pati Qeveria në detyrë, transmeton Indeksonline.

Pikat kufitare të cilat janë rihapur sot janë: Merdare, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë dhe Jarinje.

Vendimi për mbylljen e kufijve ishte vendosur nga autoritetet e Kosovës më 13 mars të këtij viti në kuadër të shumë masave parandaluese të mundësisë së përhapjes së COVID-19.