Haradinaj del nesër para Gjykatës në Francë

31.01.2017 16:04:01

Ish kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se nesër do të dalë para Gjykatës në Francë.

Haradinaj përmes Facebook-ut, ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mbështetjen e dhënë gjatë ndalimit të tij nga autoritet franceze me fletarrest të lëshuar nga Serbia në Interpol.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm të opinionit publik lidhur me ndalimin dhe procedurat ndaj meje në Francë, ju njoftoj se nesër në një seancë gjyqësore, do të bëhet paraqitja e materialit që e ka sajuar Serbia kundër meje, ndërkaq në seancën e javës së ardhshme, shpresoj që përfundimisht të marrë fund kjo farsë gjyqësore e imponuar nga Serbia!

Më lejoni që edhe njëherë t’iu falënderoj për mbështetjen ndaj meje, të manifestuar gjithë këto ditë, si dhe për besimin e palëkundur se gjithçka rreth ndalesës sime, këtë herë ishte politike!”