Haradinaj: Demarkacioni dhe Asociacioni e kthen rolin e Serbisë në Kosovë

19.07.2016 00:13:40

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duke folur për Demarakcionin me Malin e Zi, tha se kjo është një temë serioze për të cilën ndihen të obliguar për ta kundërshtuar votimin e demarkimit të kufijve.

“Dalja e jonë politike e Aleancës dhe Nismës, është politike. Është pozicion ndaj temës së caktimeve të kufijve, nw këtë rast ndaj bashkësisë së komunave serbe dhe ndaj demarkacionit”.

“Ne e kemi obligim politik, që të kthehemi me i kundershtu këto tema”.

“Ne jemi në parlament me i kundërshtu këto marrëveshje si dicka e drejt për qytetaret dhe të ardhmen tonë, kundërshtimi ka qenë i formave të ndryshme, dhe tani nuk është koha me u rikthy në ato që kanë qenë”.

‘’Qëndrojmë prapa kundërshtimit deri tash, prapa protestave prapa peticionit. Këto tema janë serioze.’’

‘’Demarkacioni e dëmton Kosovën, Asociacioni e dëmton kushtetutshmërinë, Demarkacioni e kthen rolin e Serbisë në Kosovë”.