Haradinaj demonstron mbështetjen për personat me aftësi të kufizuara (Video)

02.12.2017 21:42:54

Zyra e Kryeministrit dhe Zyra për Qeverisje të Mirë organizuan një konferencë  në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Këtu, kryeministri Haradinaj kërkoi që të zbatohet ligji për punësim për personat me nevoja të veçanta.

Ndërsa, gjatë kësaj konference ai me shembullin e tij tregoi se si duhet përkahur kjo kategori, duke i ofruar kafen njërit nga personat me aftësi të kufizuara, që ishte ulur pranë tij.