Haradinaj dënon sulmin ndaj ish-spiunit rus në Britani të Madhe

15.03.2018 09:45:09

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka dënuar sulmin me lëndë nervore që ndodhi në Londër ndaj ish-spiunit rus në Britani të Madhe, Sergei Skriptar.

Haradinaj shkruan se Kosova dënon çdo veprim të tillë, që cenon sigurinë dhe demokracinë në botë.

“I shqetësuar me rastin e sulmit me lëndë luftarake nervore që ndodhi në Londër ndaj Sergei Skripal. Kosova dënon çdo veprim të tillë, që cenon sigurinë dhe demokracinë në botë. Tendenca për këtë formë të re të terrorizmit është tejet e rrezikshme dhe ne si Kosovë fuqishëm kundërshtojmë praktika të tilla”, shkruan Haradinaj