Haradinaj do ta pranojë pagën e premtuar nga infermierja

28.12.2017 21:42:26

Deklarimin e një infermierje se do ta ndajë pagën e saj për kryeministrin Ramush Haradinaj, për shkak të rritjes së pagës që ky i fundit ia ka bërë për kabinetin qeveritar, po e mirëpret i pari i qeverisë.

Në një intervistë për emisionin “Euro Tribuna”, ai u shpreh se do ta pranojë këtë gjë me kënaqësi, duke e këshilluar infermierën që para se të bëjë deklarata të tilla të merret me trajtimin e pacientëve të saj.