Haradinaj e Veseli dalin sot bashkë në Rahovec

20.05.2017 10:54:54
Shefi i PDK-së, Kadri Veseli dhe kandidati për Kryeministër Ramush Haradinaj kanë njoftuar se do të dalin bashkë në Rahovec për të folur me sipërmarrës.

“Kryetari i Partisë Demokratike Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bashkëbisedojnë me qytetarë dhe sipërmarrës”, thuhet në një njoftim për media.

Haradinaj është i nominuar për Kryeministër në koalicionin PDK-AAK-NISMA.