Haradinaj flet për luftrat në Siri

14.04.2018 12:40:29

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramsuh Haradinaj, ka reaguar pas intervenimit të aleatëve euroatlantik në Siri.

Haradinaj ka deklaruar se Kosova i qëndron në krah këtij intervenimi për të ndalur regjimin e Asadit në Siri..

Ai po ashtu përmes një statusi të publikuar në “Facebook’, ka thënë se sulmet me armë kimike ndaj civilëve të pafajshëm janë të pafajshme.

“Kosova i qëndron në krah intervenimit të aleatëve euroatlantik për ta ndalur regjimin e Asadit në Siri. Sulmet me armë kimike ndaj civilëve të pafajshëm janë të pafalshme dhe përpjekja e vendeve demokratike për të vendosur paqe në këtë vend është veprim tejet i nevojshëm”, ka shkruar Haradinaj.