Haradinaj gostis në shtëpinë e tij çiftin Zaev (Foto)

09.05.2018 20:43:46

Haradinaj, ka pritur sot në shtëpinë e tij çiftin Zaev nga Maqedonia.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka gostitur homologun e tij nga Maqedonia, Zoran Zaev, i cili ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Postimi i Haradinajt:

“Bashkë me Aniten, mirëpritëm në shtëpinë tonë mikun dhe homologun tim maqedon, Zoran Zaev, me bashkëshorten e tij, Zorica, me dëshirën që miqësia jonë të reflektojë në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.