Haradinaj i ankohet Jasharit: Më mirë me qenë si dëshmorët se kështu si jemi

05.05.2018 17:54:19

Kryeministri Ramush Haradinaj mendon se dëshmorët e kombit janë në gjendje më të mirë sesa ai dhe Xhavit Jashari, përfaqësues i shoqatës së familjarëve të dëshmorëve.

Gjatë ceremonisë së zbulimit të pllakës përkujtimore të dëshmorëve të Llapit ai iu drejtuar Jasharit duke iu ankuar.

“A je i fortë? Ma mirë me pa kon aty se kështu …marum, marum”, u shpreh kryeministri , siç edhe mund ta dëgjoni në videon më poshtë.

Kjo ngjarje ndodhi gjatë tubimit përkujtimor për dëshmoret e Podujevës në Kompleksin e ri memorial për dëshmorët e zonës operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.