Haradinaj: I nderuar ta mirëpres në Kullën e Gllogjanit, Talat Xhaferin

25.04.2019 15:16:47

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin.

Haradinaj ka thënë se me Talat Xhaferin kanë zhvilluar një bisedë vëllazërore.

“I nderuar ta mirëpres në Kullën e Hilmiut në Gllogjan, Talat Xhaferin, Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Bisedë vëllazërore për zhvillimet në Kosovë dhe në shtetin fqinj, me fokus interesat e shqiptarëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Telegrafi.

Shkrimi i plotë:

I nderuar ta mirëpres në Kullën e Hilmiut në Gllogjan, Talat Xhaferin, Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Bisedë vëllazërore për zhvillimet në Kosovë dhe në shtetin fqinj, me fokus interesat e shqiptarëve. Vlerat e idealit të lirisë, demokracisë dhe përparimit janë elemente të pandryshueshme të qenësisë sonë kombëtare.