Haradinaj i premton Leonora Jakupit, kthimin e eshtrave të babait në vendlindje

29.08.2018 16:38:55

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot është takuar me këngëtaren e njohur Leonora Jakupa. Ai në këtë takim i ka premtuar asaj kthimin e eshtrave të babait të saj në vendlindje.

Haradinaj ka thënë që bashkë me eshtrat e kolonel Ahmet Krasniqit do të kthehen edhe eshtrat e dëshmorit Qazim Milazim Jakupi i cili është babai i këngëtares.

“Pas përfundimit të suksesshëm të rivarrimit të dëshmorëve dhe heronjve nga Polaci në Marinë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kthimin e eshtrave të Kolonel Ahmet Krasniqit në vendlindje. Duke qenë se, dëshmori Qazim Milazim Jakupi, është i varrosur me Kolonel Krasniqin, të bijën, këngëtarën e mirënjohur Leonora Jakupi e sigurova se edhe babai i saj do të prehet në vendlindje, sipas amanetit të tij dhe dëshirës së familjes”, ka shkruar Haradinaj.