HARADINAJ: JAVËN E ARDHSHME DO TË KRYHET ÇËSHTJA E DEMARKACIONIT

09.03.2018 21:10:48

Në një intervistë dhënë për RTK, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është shprehur optimist se javën e ardhshme do të kryhet çështja e demarkacionit.

Haradinaj nuk ka qartësuar se a do të jenë votat e Listës Serbe apo të Vetëvendosjes ato që do të mundësojnë kalimin e demarkacionit.

Në këtë intervistë kryeministri i është përgjigjur edhe letrës së Albin Kurtit, ndërkaq ka folur edhe për rolin e LDK-së në këtë situatë.

Haradinaj ka folur edhe për funksionimin e koalicionit qeverisës dhe punën e ministrave.

Intervistën e plotë me kryeministrin Haradinaj do të mund ta ndiqni sonte prej orës 21.00 në kuadër të emisionit ‘Monitor”.