“Kur ka pas debate është nxjerrë një rezolutë, le të krijojmë një komision hetimor parlamentar që do të hetojë pikat doganore, si dhe për mbikëqyrjen e AVUK-ut dhe marketet që shesin mish. T’i ikim tendencës që dikush po tenton me politizu, sepse kemi një kryesues të AVUK-ut që është vënë në atë pozitë nga ish-kryeministri Mustafa, madje kemi edhe deputetë që kanë markete që shesin këtë produkt”, deklaroi Haradinaj, raporton lajmi.net.
“Besojmë që është ma lehtë se me hetu rastin e gylenistave, në fund të seancës të formojmë një komision hetimor dhe t’i japim një afat 30 ditor për sjelljen e monstrave dhe për zbardhjen e kësaj”, përfundoi Haradinaj.
Ndryshe, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, është duke u mbajtur debat parlamentar lidhur me skandalin e mishit të prishur të importuat nga Belgjika në Kosovë.