Haradinaj: Kosova e gatshme për avancimin e mëtejmë të pozitës së komuniteteve

01.04.2019 15:52:31

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se komunitetet jo shumicë në Kosovë, janë të përfaqësuara në të gjitha institucionet e vendit.

Ai në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Kosova ka shënuar progres dhe se është e gatshme për avancimin e mëtejmë të pozitës së komuniteteve.

“Për integrimin e plotë të komuniteteve jo-shumicë, si dhe për sigurimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre në Kosovë, sot diskutuam me Komisionerin e lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare, Lamberto Zannier dhe shefin e këtij misioni në vendin tonë, ambasadorin Jan Braathu. Komunitetet jo-shumicë në Kosovë, si kategori kushtetuese, janë të përfaqësuara në të gjitha institucionet e vendit. Kosova ka shënuar progres dhe është e gatshme për avancimin e mëtejmë të pozitës së komuniteteve”, ka shkruar Haradinaj.