Haradinaj: Kosova i ka kufijtë dhe duhet të respektohen

27.08.2018 13:49:23

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova i ka kufijtë e vet me Shqipërinë, Serbinë dhe me të gjithë, kufij këta që duhet të respektohen.

Haradinaj i bëri këto komente pas takimit të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Durrës.

“Kosova vërtet po e kryen pjesën e vet, pra me qenë një treg dhe një rajon për investim. Po ashtu po e ndihmon me auto-udhë, jemi në vonës me hekurudha. Kemi disa vështirësi, është liria e lëvizjes, ne kemi vështirësi kur kalojmë nëpër Serbi qytetarët presin me orë për të hyrë apo për të dalë nga Serbia. Ajo që e kemi më lehtë është marrëdhënia e dy ekonomive Kosovë- Shqipëri, në gjysmën e dytë të nëntorit do të kemi takimin e dy qeverive në Pejë. Desha me shtu për kufijtë, Kosova i ka kufijtë e vet me Shqipërinë me Serbinë, me të gjitha dhe duhet t’i respektojmë kufijtë që i kemi”, tha ai.