Haradinaj: Kosova nuk shkon në BE, Kosova do të bëhet BE

09.09.2017 16:57:26

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PANA, Ramush Haradinaj, ka nisur fjalimin e tij në Kuvendit të Kosovës.

Ai ka përmendur problemet e shumta që ka Kosova me korrupsionin, sistemin e drejtësisë, papunësinë, dhe gjendjen e rëndë në shëndetësi dhe arsim.

Mirëpo ai nuk ka shpalosur programin e tij qeverisës, të cilin ka thënë se do ta bëjë në një seancë tjetër.

 

“Programin e qeverisë do ta sjellim në seancën e radhës. Para se ky program të sillet tek ju, do ti nënshtrohet një inspektimi të shoqërisë civile”, ka thënë Haradinaj.

Më tej, Haradinaj ka folur për anëtarësimin e Kosovës në NATO, perspektivën ndërkombëtare të Kosovës, edhe për anëtarësimin në BE dhe OKB. “Kosovës I është stërzgjatur anëtarësimi në BE. Do ta ndryshojmë këtë. Kosova nuk do të shkoj në BE, Kosova do të bëhet BE duke zbatuar MSA-në”, ka thënë.