Haradinaj: Kufiri është në Kullë e Çakorr dhe atje do ta kthejmë

22.05.2017 14:58:11
Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma dhe të tjerët, Ramush Haradinaj nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi.

Ai ka thënë se si kryeministër i Qeverisë së ardhshme do të angazhohet që vija kufitare të kthehet atje ku ka qenë.

“Është shumë thjeshtë, Parlamenti i mëhershëm, nuk e ka vlerësua këtë marrëveshje, nuk ka e ka ratifikuar atë… Ne mendojmë që e rifillojmë këtë proces. Jam i sigurt se kufiri është në Kullë edhe Çakorr dhe do të punojmë ta kthejmë atje ku ka qenë”, është përgjigjur Haradinaj në pyetjen e një studenteje se a ka ndryshuar qëndrim tani pas hyrjen në koalicion me PDK-në.