Haradinaj me Metën: Një dolli për shqiptarët dhe të drejtën e tyre

04.01.2019 00:24:13

Ramush Haradinaj ka zhvilluar takimin e radhës me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takimin e radhës me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Me këtë rast, Haradinaj dhe Meta kanë ngritur dolli për shqiptarët dhe të drejtën e tyre, transmeton lajmi.net.

“Një dolli për shqiptarët dhe të drejtën e tyre! Asnjëherë më afër njëri-tjetrit në frymën dhe rrugën europiane. Qoftë edhe një vit i mbarë për ne!”,  ka shkruar Haradinaj.