Haradinaj me shami si të kaubojve në rezidencën amerikane

29.06.2018 21:53:36
Në rezidencën e ambasadorit amerikan, Greg Delawie, sonte është mbajtur ceremonia e shënimit të 242 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë politikanët kryesorë kosovarë, pjesëtarëve të Shoqërisë Civile, mediave, kulturores, sportit, etj.

Të pranishëm kanë qenë edhe presidenti dhe kryeministri, Hashim Thaçi, përkatësisht, Ramush Haradinaj.

Ajo që ka ra në sy gjatë kësaj ceremonie ka qenë një shami që kryeministri Haradinaj mbante rreth qafës, shkruan lajmi.net.

Shamia e stilit amerikan dhe kauboj, u është vendosur të gjithë mysafirëve në shenjë nderimi.