Haradinaj: Mirënjohës KEDS-it dhe KOSTT-it, për punën në Mitrovicë

23.01.2019 20:29:32

Haradinaj, ka thënë se i është mirënjohës ekipeve të KEDS-it dhe KOSTT-it, për punën që kanë bërë në Mitrovicë.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i ekzekutivit ka thënë se ashtu siç është paralajmëruar dje, shumica dërrmuese e qytetarëve të këtij rajoni kanë tashmë furnizim të rregullt me energji elektrike, përcjell lajmi.net.

Ky është postimi i plotë i tij:

Mirënjohës ekipeve të KEDS-it dhe KOSTT-it, të cilat pas një pune vetmohuese, arritën që në afat rekord ta sanojnë gjendjen e shkaktuar nga prishja e trafos kryesore në Mitrovicë. Ashtu siç është paralajmëruar dje, shumica dërrmuese e qytetarëve të këtij rajoni kanë tashmë furnizim të rregullt me energji elektrike, dhe për pak kohë do të mbulohet tërë konsumi, falë angazhimit të palodhshëm dhe profesional të këtyre ekipeve.