Haradinaj nderon Presidentin Rugova, thotë se LDK ka deputetë që nuk e lejojnë Demarkacionin

29.04.2017 11:18:48

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek varri i ish-Presidentit Rugova.

Haradinaj ka thënë se këtë rrugë e ka filluar për të nderuara ata që janë meritor për lirinë e shtetit të Kosovës.

Nga varri i Rugovës ai ka bërë të ditur edhe një herë se partia e tij janë kundër Demarkacionit.

Ndërsa ka thënë se ka deputetë edhe brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës që nuk do ta lejojnë Demarkacionin, njofton Klan Kosova.

“Besojmë se LDK ka njerëz me integritet të cilët nuk do të lejojnë që një e keqe si Demarkacioni t’i vijë vendit”.