Haradinaj nderon të rënët e ushtrisë amerikane në Ditën e Përkujtimit: Heronjtë tuaj, janë heronjtë tanë

25.05.2020 10:49:33

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në Ditën e Përkujtimit, ka kujtuar të gjithë ata që i shërbyen ushtrisë amerikane dhe dhanë jetën në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe paqes në mbarë botën.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova nuk do ta harrojë asnjëherë kontributin e popullit amerikan për lirinë dhe paqen në Kosovë.

Postimi i plotë:

Sot, në Ditën e Përkujtimit (Memorial Day), shprehim nderim dhe përkujtojmë të gjithë heronjtë, të cilët shërbyen në ushtrinë amerikane dhe dhanë jetën në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe paqes në mbarë botën.
Në këtë ditë, duke shprehur mirënjohje edhe për amerikanët, të cilët kanë shërbyer dhe po shërbejnë me flamurin amerikan në vendin tonë, i sigurojmë se heronjtë e tyre janë edhe heronjtë tanë. Kosova asnjëherë nuk do ta harrojë kontributin e popullit të madh amerikan për lirinë dhe paqen në vendin tonë. #MemorialDay.