Haradinaj për aksidentin në Serbi: Dy udhëtarë janë hospitalizuar, janë jashtë rrezikut për jetë

02.05.2018 13:57:02

Haradinaj ka reaguar në facebook pas aksidentit të autobusit me udhëtarë kosovarë në Serbi.

“Sapo u informova nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku, për aksidentin e autobusit në Serbi, me udhëtarë nga Kosova. Nga zotëri Sadiku u informova që dy udhëtarë janë hospitalizuar dhe janë jashtë rrezikut për jetë, kurse te tjerët nuk kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor. Do të vazhdojmë ta përcjellim në çdo moment gjendjen e qytetarëve tanë, por edhe të udhëtarëve tjerë”, ka shkruar Haradinaj.

Aksidenti ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në afërësi të Kurshumlisë, në rrugën Nish-Prishtinë.

Mediat serbe kanë raportuar se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar rëndë dhe lehtë nëntë pasagjerë.

Autobusi udhëtonte në linjën Slloveni-Kosovë.