Haradinaj për Rikalon: Do ta shkarkojmë nëse i vjen rendi

08.01.2019 17:48:10

Njëra nga kushtet e PSD-së për votimin e buxhetit, vazhdon të mbetet shkarkimi i Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo.

E në lidhje me këtë temë, kryeministri Haradinaj është pyetur edhe në konferencën për media që e pati bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

“Kur t’i vjen rendi, nëse i vjen, pse jo”, është përgjigjur Haradinaj në pyetjen e gazetarit.

Haradinaj komentoi edhe deklaratat e presidentit për Washington Post, ku tha se Kosova është e gatshme ta tërheqë vendimin për taksën. Shefi i ekzekutivit kosovar tha se “qeveria i kryen punët e veta”

“Për presidentin më keni zënë ngushtë, për besë nuk i kam ndjekur këto deklarime. Institucioni i presidentit është i presidentit, dhe Qeveria i ka përgjegjësitë e veta kushtetuese dhe i kryen punët e veta”, është shprehur kryeministri Haradinaj.

Udhëheqësi i qeverisë edhe në këtë konferencë është zotuar se taksa nuk të tërhiqet, pa e marrë njohjen nga Serbia.