Lideri i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka nderuar sot heroin Skender Çeku.
Haradinaj me këtë rast ka theksuar se Çeku ka dhënë gjakun e tij për lirinë e të gjithë neve,, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
Nderim për Heroin e Kombit, Skender Çeku, që dha nga gjaku i tij për lirinë e gjithë neve, deri në Betejen heroike të Logjës. Sot i përkulemi heroizmit dhe sakrificës së tij, në vendin e tij te amshimit, në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan. Lavdi!









































