Haradinaj përkujton masakrën në Bukosh

03.05.2020 12:16:25

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar masakrën e Bukoshit të ndodhur 21 vite më parë.

21 vjet më parë, në Bukosh u vranë nga forcat serbe 24 martirë.

Në 21-vjetorin e kësaj masakre, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se të “rënët për liri na obligojnë të mos ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi dhe ndëshkim të atyre, që urdhëruan e kryen gjenocid ndaj popullit shqiptar”, shkruan lajmi.net.

Ndryshe, më 3 maj  të vitit 1999, forcat serbe kishin vrarë 24 martirë të fshatit Bukosh.

Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:

Dhembja e masakrave gjithandej vendit peshon rëndë në kujtesen e popullit tonë.

Në 21-vjetorin e rënies, përkulem me respekt para sakrificës së martirëve të masakrës së Bukoshit.

Të rënët për liri na obligojnë të mos ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi dhe ndëshkim të atyre, që urdhëruan e kryen gjenocid ndaj popullit shqiptar.

Lavdi e përjetshme martirëve të Kosovës!.