Haradinaj: Përmes Ramushit po ka tendencë të destabilizohet vendi

11.04.2017 13:13:04

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj tha të martën se ka tendenca që përmes liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj të destabilizohet Kosova, por siç tha ai AAK nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

Deputeti Haradinaj këto komente i bëri në një ligjëratë në kolegjin “ISPE”.

“Unë e përsëris edhe njëherë që ka tendenca që përmes Ramushit me destabilizua Kosovën dhe ne Aleanca nuk po e lejojmë këtë”, tha Haradinaj.

Deputeti foli edhe për proceset tjera në vend.

Ai tha se në Kosovë ka një bllokadë të funksionimit të institucioneve por jo për fajin e opozitës.

“Kemi një bllokadë dhe kjo bllokadë nuk është për shkak të opozitës, por për shkak të pozitës sepse nuk mundet me u bllokua nga opozita me 37 deputetë dhe si mund të zgjidhet kjo vetëm që të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë ai.

Ai tha se pa votat e Listës Serbe nuk ka mundësi të transformohet FSK përmes ndryshimeve kushtetuese.