Haradinaj: Presidenti Thaçi i ka bërë dëm Kosovës

01.03.2019 14:36:21

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se deklaratat për mbylljen e kampit Bondsteel nga Kosova janë të hershme, ndërsa shtoi se qëndrimet e presidentit Thaçi për kufijtë janë të rrezikshëm për sovranitetin e vendit.

Këto komente Haradinaj i bëri pas përfundimit të akademisë përkujtimore për akademik Idriz Ajeti.

“Presidenti i ka bo dëme të mëdha vendit me idetë e tij lidhur me dialogun dhe me avancimet për ndarje të Kosovës…. Pra, diskutimet e tij e kanë pru gjendjen ku jemi sot”, u shpreh Haradinaj.