Haradinaj prezanton edhe 6 kandidatë për kryetar komunash

29.08.2017 13:13:49

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka prezantuar sot edhe disa kandidatë që do të garojnë për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Në Drenas AAK garon me Arta Ahmeti-Gjilani, në Fushë Kosovë me Ahmet Grajqevcin, Kajtaz Gashi në Malishevë, Esat Peci në Mitrovicë, Fatmir Humolli në Podujevë dhe Lutfi Bilalli në Vushtrri.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 22 tetor, kurse fushata elektorale nis më 22 shtator.