Haradinaj publikon fotografi me Merkel e Macron

29.04.2019 18:13:43
Haradinaj nga Berlini ka publikuar fotografitë me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Emanuel Macron, ka shkruar se ky takim është mundësi e mirë që të flitet hapur për sfidat drejt rrugës euroatlantike.

“Pritje nga Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, në fillimet e takimit të nivelit të lartë për vendet e Ballkanit Perendimor”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Haradinaj ka theksuar se ky takim është një mundësi e mirë që liderët e rajonit të flasim hapur për sfidat dhe aspiratat e përbashkëta drejt rrugës euro – atlantike.