Haradinaj: Pushtetarët po varfërojnë qytetarët dhe po rrezikojnë vendin

17.12.2016 14:55:56

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se pushtetarët aktual po varfërojnë qytetarët.

Ai gjatë fjalimi të tij, në tubimin e thirrur nga AAK, ku ka shpalosur alternativën qeverisëse, është shprehsur se më këtë nivel të korrupsionit Europa nuk na hap dyert .

“Janë dhjetëra zyrtarë që janë të përfshirë në korrupsion ,por nuk e marrin dënimin dhe ka të tjerë që nuk i kap ligji. Rendi dhe ligji në Kosovës duhet të vendoset. Plani  ynë për rend dhe ligj e garanton këtë”

“Është koha që në Kosovë të fillojmë jetën tonë me dinjitet. Janë pushtetarët ata që kanë kap pushtetit po varfërojnë qytetarinë  dhe po rrezikojnë vendin”, ka thënë Haradianj, transmeton lajmi.net.

Haradinaj ka thënë se kapësit e shtetit po vjedhin  pasuritë e Kosovës. Ai ka thënë se më planin e AAK-së Kosova do të hapet për investitor.

Haradinaj ka thënë se edhe gjendja në sistemin shëndetësor dhe atë arsimor është e rëndë, sipas tij për fajin e pushtetarëve, dhe siç është shprehur ai me planin e AAK-së garantohen shërbime shëndetësore të mira e arsim cilësor.