Haradinaj: Qeveria mbulon shpenzimet e hetimit të pavarur për rastin Dehari

16.03.2018 15:43:57

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka raportuar para deputetëve në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit, ish-anëtarit të VV-së.

Haradinaj së pari në fjalën e tij tha se vdekja e Deharit është një rast që i ka prekur të gjithë.

Kryeministri ka theksuar se do t’i plotësojnë kërkesat e familjes për hetim të pavarur, raporton lajmi.net

“Prej që kam ardh në pushtet kemi pasur biseda në qeveri për këtë temë. Kemi qenë të hapur që me i plotësu kërkesat e prindërve për hetim të pavarur”, tha Haradinaj.

Ai theksoi gjithashtu se edhe shpenzimet do t’i mbulojë qeveria.

“Kemi shku në atë shkallë që me pranu edhe institutin që e ka përcaktu familja. S’do ta ketë asnjë pengesë nga qeveria në këtë drejtim. Shpenzimet e parapara i mbulon qeveria. Është detyrë dhe obligim i yni”, tha Haradinaj.

Ky i fundit gjithashtu kërkoi nga deputetët që të mos ndërhyjnë në gjyqësor.