Haradinaj: Rrëzimi i marrëveshjes nuk është fitore as humbje e askujt

03.08.2016 17:16:00

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se thirrja e një senace në Kuvendin e Kosovës pas diskutimit të sotëm, për ta rrëzuar këtë marrëveshje nuk është fitore ose humbje e askujt, por është diçka e rëndësishme për vendin.

“Kërkush nuk e ka këtë temë kundër dikujt, qoftë kundër kryesuesit apo Komisionit të kësaj teme, ne e kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve. Thirrja e një senace pas diskutimit të sotëm nuk është fitore apo humbje e dikujt, ajo nuk mund të ndahet ndaj askujt si fitore a humbje, por është me rëndësi për vendin”, ka thënë Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se debati duhet të shikohet jo si pasojë politike, por si një mundësi që kjo temë të marrë një rrugë zgjidhje.