Haradinaj ka kritikuar politikën e deritanishme të Kosovës, pasi sipas tij nuk ka marr vendime në të mirë të gjithë vendit por vetëm për interesa të tyre, raporton lajmi.net.
I nominuari për kryeministër ka thënë, se deri sot pushteti është fshehur nga qytetarët dhe është shfaqur vetëm atëherë kur janë prekur interesat e tyre, ndërasa premton se kjo politikë do të ndryshojë, raporton lajmi.net.
Haradinaj ka thënë, se politikanëve duhet më ju ardh marre pasi ende mendojnë se jemi krahinë.
“Politikanëve të këtij vendi duhet më ju ardh marre se nuk e kanë bindë vetën që jemi Republikë, jemi shtet i pavarur, nuk jemi krahinë e dikujt. Prishtina vendos nuk merr vendime dikush tjetre për të”, ka thënë ai.
Më pas, Haradinaj u ka thënë pejanëve se në Kosovë kurrë Serbia nuk do të vendosë, më të ardhur ai në qeverisjeje.






































