Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se temën e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri nuk e ka hapur asnjëherë me Listën Serbe.
Ai i bëri komentet gjatë një vizite në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), ku u takua me ministrin Nenad Rikalo.
Kryeministri tha se kur e kanë bërë koalicionin qeverisës me Listën Serbe, por as më vonë, nuk e kanë diskutuar çështjen e formimit të Ushtrisë së Kosovës, e cila duhet të bëhet me ndryshime kushtetuese që kërkojnë shumicë të dyfishtë në Kuvend.
“Kur është bërë koalicioni me PDK-në nuk kemi folur për demarkacionin. Qëndrimet i kemi të ndara. Po ashtu edhe temën e ushtrisë s’e kemi pasë të diskutume me listën serbe. Ajo ekziston si temë, por s’kemi bisedë për këtë temë me Listën Serbe”, tha Haradinaj, raporton Ekonomia Online.






































