Haradinaj-Stublla u shkruan letër ambasadorëve të QUINT-it pas deklaratave të Daçiqit

Haradinaj-Stublla u shkruan letër ambasadorëve të QUINT-it pas deklaratave të Daçiqit

03.10.2020 19:55:26

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla u ka shkruar letër ambasadorëve të vendeve të QUINT-it në lidhje deklaratën e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, ku kërcënoi serbët të cilët tregojnë varret e viktimave shqiptare të varrosura në Serbi gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, Haradinaj-Stublla publikoi letrën drejtuar ambasadorëve.

Ajo i quajti të turpshme veprimet e fundit të qeverisë serbe.

“Kjo është letra ime për ambasadorët e QUINT-it për veprimet e fundit të turpshme të qeverisë serbe karshi viktimave Kosovare-Shqiptare të luftës së fundit në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.