Haradinaj: Takimi i delegacionit në Bruksel është vetëm një hap i vogël përpara

09.01.2019 17:10:32

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar Doganën e Kosovës, me ç’rast ka thënë se dogana ka mbledhur për buxhetin e vendit mbi 65 për qind në total.

Ai ka falënderuar dhe ka kërkuar rritjen e parametrave të sistemit doganor.

Haradinaj ka folur edhe për takimin e djeshëm të Delegacionit Shtetëror në Bruksel, ku ka thënë:

“Kemi marrë disa informata prapa. Vlerësoj se është një takim i pritur dhe i paraparë që të ndodhë ashtu janë paraqitur qëndrim edhe të delegacionit shtetëror edhe institucioneve të BE-së që do të thotë një hap përpara. Një hap përpara sa mos me thonë shumë i mirë ose kush e di çka, por një hap përpara po”, ka thënë Haradinaj.