Haradinaj të shtunën shpalos agjendën e tij për vendin, fton qytetarët (Video)

14.12.2016 13:09:15

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradianj ka thirrur një tubim me qytetarë  për të shpalosur agjendën e tij për dalje nga kriza , politike , ekonomike në  të cilën sipas tij, është Kosova.

Haradinaj me anë të një vidomesazhi ka bërë të ditur se takimi do të mbahet të shtunën me 17 dhjetor në Sallën 1 Tetori në ora 14:00.

“Koha ka ardh, koha është tani”, ka thënë Haradinaj.