Haradinaj, Thaçi, Veseli e Limaj nuk janë të lirë sepse janë të pafajshëm, tha Vulin

10.09.2017 21:04:07

Vulin ka thënë se zyrtarët kosovarë nuk janë në liri sepse janë të pafajshëm por që bashkësia ndërkombëtare mendon se ata duhet të jenë aty ku janë.

“Ramush Haradinaj nuk është i lirë sepse është i pafajshëm, pasi që dëshmitarët në rastin e tij janë të vrarë. Hashim Thaçi nuk është në liri sepse është i pafajshëm, pasi që raporti i Dick Marty, që i referohet direkt atij si njëri prej njerëzve që mund të kenë kryer trafikim organesh të serbëve nuk ka marrë përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Vulin, transmeton Klan Kosova.

“Edhe Kadri Veseli është i lirë jo sepse është i pafajshëm, por që shefi i Shërbimit Inteligjent të UÇL-së kurrë nuk është trajtuar në mënyrën e duhur dhe as Fatmir Limaj nuk është i lirë sepse është i pafajshëm”, ka shtuar ai.

Sipas Vulin nuk është aspak e lehtë te jesh me njerëz të tillë dhe të ulesh me ta, por që sipas tij është edhe më e vështirë që tu thuhet serbëve të Kosovës që të zhvendosen nga atje, të mos e bëjnë jetën e tyre dhe të mos luftojnë për fëmijët e tyre