Haradinaj thotë se është kundër Speciales dhe Demarkacionit

04.01.2018 19:59:02

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj vazhdon ta ketë qëndrimin e njëjt për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se deputetët e AAK-së, parti kjo që drejtohet nga vetë Haradinaj, janë kundër Gjykatës Speciale, por kanë qenë edhe më herët.

Haradinaj ka lavdëruar punën e Shpejtim Bulliqit, duke e quajtur punën e tij profesionale.