Haradinaj tregon për hapat që duhet ndërmarrë pë zgjidhjen e çështjes së “Trepçës”

03.10.2017 15:34:09

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka njoftuar kabinetin qeveritar me hapat që duhet ndërmarrë me qëllim të zgjidhjes së problemeve me të cilat po ballafaqohet “Trepça”.

Kryeministri ka theksuar se hapat e evidentuar deri tani janë të fushës dhe përgjegjësive të ministrive si vijon:

Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE):

– Të miratohet Statuti i Trepça SH.A. duke u bazuar në nenin 6 të Ligjit nr.05/L-120 për Trepçën;

– Të bëhet regjistrimi Trepça SH.A në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (MTI) duke u bazuar në nenin 7 të Ligjit nr.05/L-120 për Trepçën;

– Gjithashtu ministria e cekur në nenin 7 të Ligjit të lartcekur të bëj regjistrimin e njësive banesore Trepça SH.A. të cekura në nenin 2, paragrafët 2.1, 2.2 dhe 2.3 të këtij Ligji;

– Bazuar në nenin 3 paragrafët 3.1, 3.2 dhe 3.3 të Ligjit dhe arsyeshmërinë ekonomike dhe financiare të formohen edhe njësitë e parapara në këtë dispozitë.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS):

– Të sigurohet baza juridike për dhënien e pensioneve me 70% nga paga e punëtorëve, ashtu siç janë pensionet në disa institucione në Republikën e Kosovës;

– Të sigurohet baza juridike për pranimin e stazhit të punës për vitet 1990-1999;

– Punësimi i të rinjve, dhe

– Zbatimi i Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Kosovës

Ministria e Financave (MF):

Ndërmarrja Trepça, të përfshihet në procesin e faljes së borxheve të shkaktuara në periudhën e UNMIK-ut.