Hasan Shala sërish në krye të Gjykatës së Apelit

09.08.2017 15:27:52

Me nëntë vota për, Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka zgjedhur Hasan Shalën kryetar të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës.

Kurse, kandidatja tjetër Tonka Berishaj ka marr dy vota, ndërsa Xhevdet Abazi nuk ka marr asnjë votë.

Këtë vendim KGJK-ja e mori në mbledhjen e 187-të të mbajtur të mërkurën, ku si pikë e rendit të ditës ishte edhe zgjedhja e Kryetarit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës.

Shala do ta ushtrojë këtë detyrë me mandat katër vjeçar.

KGJK të mërkurën ka mbajtur për herë të dytë procesin e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës së Apelit, pasi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në bazë të ankesës së Tonka Berishës, ka anuluar vendimin e KGJK-së të datës 13 janar 2017, sipas të cilit kryetar i Gjykatës së Apelit ishte zgjedhur Hasan Shala.

“Betimi për Drejtësi” sot ka raportuar rreth historikut të procesit të zgjedhjes së Kryetarit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës.