Hashim, Ilir Meta thoshte: Me qetësi, e dashuri!

28.10.2016 18:30:20

Nga Rexhep Kastrati

Hashim Thaçi ka ashpërsuar retorikën ndaj BE-së lidhur me liberaizmin e vizave, dhe kjo mund të merret si diçka e re në diskursin e tij diplomatik. Është kështu, sepse Hashim Thaçi ka kohë që ka zbutur retorikën publike politike dhe diplomatike. Në fakt, ky ashpërsim vjen pas takimit të Hashim Thaçit me Edi Ramën, dhe një ditë pas një devalvimi të deabtit kuvendor për grupin “Drenica”. Hashim Thaçi sot shpërfaqi të njëjtën retorikë si të Edi Ramës, që është një retorikë shantazhi, është nj retorikë agresive që shkon përtej një retorike kritiko-racionale e një presidenti shteti. Ta ketë këtë si këshillë apo nxitje nga Edi Rama edhe në kontekst të ndonjë homogjenizimi negativ të së majtës shqiptare (përkundër faktit se PDK po ka qejf ta konsiderojë veten si të djathtë), që do të reflektohej në bashkëveprime të ndryshme pse jo edhe të dëmshme ndaj Kosovës dhe ndaj çështjes shqiptare, e që do të kishte si efekt izolimin e mëtejmë të Kosovës, si dhe acarmin e raporteve me BE-në, apo e ka nga nervozizmi që ka shkatkuar dënimi i grupit “Drenica”? takimi i paparaljmëruar i Hashim Thaçit me Edi Ramën vetëm pak ditë pasi që ky i fundit qëndroi në Beograd dhe në Nish, mund të shihet me rezerva dhe me dilema të shumta që lidhen me rolin e Edi Ramës në zhvillimet në Kosovë e që mund të ndikojnë negativisht në qasje destruktive dhe acaruese me BE-në dhe me bashkësinë ndërkombëtare. Dhe tërë këto në kontekst të zhvillimeve dramatike në raportet Kosovë – BE – Serbi, sidomos me tone agresive që beogradi pati në raport me Kosovën për temat e propozuara për t’u diskutuar në Bruksel, por edhe për ligjin e Trepçës dhe për ligjin për investime strategjike. Fakti që Edi Rama, vjen në Prishtinë si një kapobandë me xhinse dhe me jelek dhe takon vetëm Hashim Thaçin, e jo edhe kryeministrin Mustafa, natyrisht se nuk është veprimi i duhur dhe hap i matur politiko-diplomatik. Dhe kur pas këtij takimi, Hashim Thaçi në rastin i parë që i jepet mundësia radikalizon dhe ashpërson retorikën ndaj BE-së, pikërisht në stilin e Edi Ramës, atëherë është shumë e qartë se duhet të ketë ndonjë ndërlidhje takimit në fjalë dhe retorikës së ashpër të Hashimit.

Në anën tjetër, vërtetimi i dënimit të grupit “Drenica”, nga ana e Gjykatës së Apelit, mund të jetë një arsye tjetër që mund të ketë ndikuar në ashpërsimin e retorikës së Hashim Thaçit ndaj BE-së. Kjo për faktin se misoni EULEX është misioni i BE-së dhe i autorizuar që të ndihmojë sundimin e ligjit në Kosovë. Ky mision ka pasur shumë skandale në Kosovë, një pjesë të bëra publike, por ato më të rëndat tek duhet të bëhen publike, prandaj edhe ka humbur besueshmërinë te qytetarët. Dhe ky komprometim mund të ketë pasur bazën te raporte të fshehta që Hashim Thaçi dhe të tjerë mund të kenë pasur me drejtues të EULEX-it, e që mund të kenë ndikuar në krijimin e skandaleve të ndryshme. Në këtë kuptim, vërtetimi i dënimit të grupit “Drenica”, mund të ketë qenë në kundërshtim me ndonjë marrëveshje të fshehtë për të liruar apo zbutur dënimet e të dënuarve, që dorën në zemër, e kanë mbajtur Hashim Thaçin në pushtet. Mjafton të kujtojmë “Pronton” e para disa viteve, dhe “Prontot” aktuale. Në këtë kuptim, vërtetimi i dënimit të tyre, mund të ketë ndikuar dhe ka ndikuar në rritjen e pakënaqësive të militantëve partiakë, sidomos të atyre në Drenicë, e që mund të çojë në probleme brenda PDK-së. Në një intervistë televizive, Hashim Thaçi ka folur si të ishte kryetar i PDK-së e jo president i Kosovës, duke e bërë publike edhe votën e tij, me çka ka bërë fushatë të drejtpërdrejtë zgjedhore. Me deklarimin e votës së tij, Hashim Thaçi ua ka bërë të qartë militantëve të partisë së tij se edhe pse është bërë president, ai vazhdon të jetë PDK. E vërtetimi i grupit “Drenica”, natyrisht se ka reflektuar pafuqi për të penguar një gjë të tillë, duke vënë në dyshim fuqinë e tij për t’i mbrojtur njerëzit e tillë si këta të dënuar dhe të ridënuar. Më tepër se kaq, gjithnjë e më shumë po krijohet përshtypja se janë pikërisht hashim Thaçi dhe Kadri Veseli që i kanë sakrifikiar dhe po i sakrifikojnë të tjerët për të shpëtuar veten dhe për të siguruar karrige pushteti. Prandaj, edhe një nga të sakrifikuarit, Zafa ka kërkuar hiç më pak se të shpallet tradtar Hashim Thaçi. Në këtë kontekst, të gjitha këto mund të kenë ndikuar që Hashim Thaçi të humbë qetësinë dhe të lëshohet në retorika të ashpra. Mbetet të shihet se a do të kombinohen të dyja arsyet: nxitja nga Edi Rama dhe vërtetimi i dënimeve të grupit “Drenica” në retorikën e mëtutjeshme të ashpër të hashim Thaçit ndaj BE-së dhe partnerëve tjerë ndërkombëtarë, në zhvillimet e brendshme, përkatësisht në stabilitetin e vendit. Megjithatë, Hashim Thaçi e di se pavarësisht nga retorika që do të përdorë, pavarësisht nga sjellja politike që do të ketë, proceset nuk do të ndalen, sepse ato procese janë nisur edhe me protagonizmin e tij, apo ekskluzivisht me protagonizmin e tij. Seanca e djeshme që vazhdoi edhe sot, dëshmoi se shokët mund të kenë thënë shumë për Raportin e Dick Marthy-t, por edhe për akuza të tjera. Kështu tha edhe Agim Çeku në një emision të mbrëmshëm në RTK.