Hashim, Kadri, Ramush dhe ju fundërrina të tjera, do të akuzoni edhe SHBA-të se janë kundër ushtrisë së Kosovës?

15.03.2017 17:26:53

Nga Rexhep Kastrati

Ambasadori amerian në Kosovë, Greg Delawie është shprehur edhe një herë lidhur me projektligjin për FSK-në të inciuar nga Hashim Thaçi, tash kur ai porjektligj nga MFSK ka kaluar sërish në Qeveri. Herën e parë, ambasadori amerikan Delawie është deklaruar në fillim kur është bërë publike nisma e Hashim Thaçit për këtë projektligj. Atëherë, ambasadori Delawie ishte shprehur qartë se Kosova mund të jetë e sigurt vetëm n bazë të cilësisë së partnerëve të saj, dhe ishte shprehur për për transofimimin e FSK-së në FA me ndryshime kushtetuese, e jo me ndryshim të ligjit për FSK-në. Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ishte shprehur në të njëjtën frymë, duke bërë të qartë se nisma e Hashim Thaçit binte ndresh me qasjen e SHBA-ve dhe të NATO-s, duke paralajmëruar më vonë se do të rishikohet edhe pozita dhe qëndrimi i NATO-s në raport me misonin e saj në Kosovë.

Edhe pse deklarimet ishin të qarta, megjithatë nisma e Hashim Thaçit jo që nuk u ndal, por filloi një fushatë propagandistike dhe një luftë speciale kundër kryeministrit Mustafa dhe LDK-së për të rënë në kurthin e ngritur nga Hashim Thaçi, por që ishte bërë në konsensus të plotë të linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste e që u mbështet edhe nga korpusi medietik i kontrolluar nga këto linja dhe nga agjentura kundërshqiptare. Në qendër të kësaj lufte speciale ishte akuza se gjoja LDK na e paskësh penguar transformimin e FSK-së në FA më 2014, se atëherë na e paskëshin pasur konsesnusin edhe të serbëve, e që më vonë doli të mos ishte fare e vërtetë. Akuza se gjoja LDK na e paskësh penguar transfomimin e FSK-së në FA, e që ishte në kaudër të akuzës së hershme se prsidenti Rugova dhe LDK na paskëshin qenë kundër UÇK-së, kishte për qëllim që të vinte LDK-në dhe kryeministrin Mustafa në pozitë të vështirë dhe t’i imponohej votimi i këtij projektligji.

Ndërkohë që e vërteta ishte se LDK as nuk kishte qenë kurrë ndonjëherë kundër UÇK-së, pasi që bazat e ushtrisë së Kosovës LDK i kishte vënë qysh më 1991 me grupet e Adem Jasharit, të Zahir Pajazitit dhe të Salih Çekajt, kishte krijuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme më 1993, si dhe kishte rikonsoliduar Ministrinë e Mbrojtes dhe FARK-un, më 1998. Në anën tjetër, po më 1998, Kuvendi i Kosovës kishte njohur UÇK-në ushtri ti Kosovës, si dhe ishte pajtuar që të formohej një Qeveri që do të drejtohej nga një përfaqësues i UÇK-së. Në anën tjetër, LDK më 2014 kishte dhënë gjithë konsensusin e saj si partia më e madhe opozitare për transfomimin e FSK-së në FA dhe kishte dhënë edhe konsesnusin për ligjin për veteranët, edhe pse nuk ishte përfshirë amendamenti i saj që edhe FARK të përfshihej në atë ligj. Pra, LDK jo që nuk ishte bërë kurrë pengesë për ushtrinë e Kosovës, por i kishte vënë themelet e saj.

Kurse deklarata e tanishme e ambasadorit amerikan, Greg Delawie që është më e fortë dhe më e qartë sesa e para, nismës së Hashim Thaçit ia jep një goditje të fortë dhe që nuk lë shteg për dymendësi. Në këtë mënyrë, ambsadori Greg Delawie e ka bërë të qartë se kjo nismë nuk duhet të vazhdojë më tej, por procesi duhet të kthehet në normalitet, pra si porces i bashkërenduar me SHBA-të dhe NATO-n, e jo si një proces i njëanshëm dhe me një formë që nuk mund të mbështetet nga to.

A do të thotë se SHBA-të janë kundër ushtrisë së Kosovës? A do të thotë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe fundërrinat e tjera duhet të akuzojnë SHBA-të se janë kundër ushtrisë së Kosovës?

Natyrisht se SHBA-të, as NATO asnjëherë nuk kanë thënë se Kosova nuk duhet ta ketë ushtrinë e saj. Përkundrazi, janë shprehur shumë qartë se Kosova do ta ketë ushtrinë e saj, madje amerikanët para pak kohësh janë shprehur hapur se Kosova duhet të ketë kompetenca për sigurinë e saj, por nuk duan që një proces i nisur bashkarisht me SHBA-të dhe me NATO-n, të shkëputet dhe të fillohet një proces i ri. Dhe procesi i filluar me SHBA-të ka qenë kushtetues dhe ligjor që nga transfomimi i UÇK-së në TMK dhe i TMK-së në FSK. Dhe amerikanët e NATO duan pikërisht që ky proces të vazhdojë kështu si është nisur që në kohën dhe rrethanat e caktuara të ndodhë ky proces transformimi i FSK-së në FA. Kurse ndryshimi i ligjit për FSK-në, është një proces tjetër dhe nuk ka fare të bërë me gjithë procesin e filluar që me transfomimin e UÇK-së në TMK dhe në vazhdimësi, pasi që gjithë procesi i gjertanishëm ka qenë mbi bazën kushtetuese, dhe se edhe TMK, edhe FSK janë kategori kushtetuese e ligjore. Kjo do të thotë se procesi i përbashkët me SHBA-të dhe me NATO-n është proces i transfmimit të FSK-së në FA, e jo proces i ndryshimit të ligjit për FSK-në.

Hashim Thaçi edhe në deklaratën e tij pas deklaratës së ambasadorit amerikan Greg Delawie, edhe në letrën që i ka dërguar sekretarit të prëgjitshëm të NATO-s, pikërisht ngatërron qëllimshëm apo jo, procesin e gjertanishëm dhe debatet e gjertanihsm epër transfomimin e FSK-së me nismën e tij: Është kështu për faktin se ai thirret pikërisht në procesin e përbashkët me SHBA-të dhe me NATO-n, por nuk përmend askund se gjithë ai proces është bërë në bazë të parimeve dhe përcaktrimeve kushtetuese e jo në bazë të përcaktimeve ligjore. Edhe debatet që janë bërë që nga viti 2014, e që e përmend Hashim Thaçi kanë qenë debate kryesisht debate për procesin e transfomimit të FSK-së në FA, e jo për ndryshim të ligjit për FSK-në. Edhe konsensusi që ka dhënë LDK dhe forcat tjera politike shqiptare dhe të pakicave joserbe, më 2014 ka qenë konsensus për procesin e transfomimit të FSK-së në FA.

Me nismën e tij ligjore, Hashim Thaçi edhe i ka rënë ndesh procesit të përbashkët me SHBA-të, pra nuk e bën Kosovën me ushtri, edhe ua mundëson serbëve që në një lloj paralelizimi të krijojnë ushtrinë e tyre në veri, e që është një bazë edhe për krjimin e një “Republika Srpska” në Kosovë, edhe për një luftë ndëretnike që do të legalizonte skenarin ukrainas të Serbisë, për të cilin po flet tashmë edhe vetë Hashim Thaçi, e për të cilin jam duke shkruar që disa vite.

Këmbëngulja e Hashim Thaçit për të vazhduar procedimin e mëtejmë të nismës së tij ligjore për FSK-në pa bashkërendim me SHBA-të dhe me NATO-n, pas deklaratës së qartë të ambasadorit amerikan, Greg Delawie do të hapte rrugën për destabilizim të Kosovës, për të vënë në vështirësi marrëdhëniet e Kosovës me aleatët strategjikë dhe për të detyruar edhe NATO-n për të rishikuar pozicionin e saj në raport me sigurinë e Kosovës.