Hashim ku mbet ”asqeri” ose, Hajredin Pasha ku e le ushtrinë?

10.04.2017 10:19:13

Nga Sinan Kastrati, Suedi

  • Hashim ku mbet ”asqeri” ose, Hajredin Pasha ku e le ushtrinë?
  • E paski rujt faqen e zez`!
  • Sa herë ti kruhët Njerkës merrni thas`t se bjen shi!

Hashim, ti pse e jep fjalën, hiç gajlen nuk e ki. Krysore, ti flet e për punë, ato vinë, deri n`kysmet.

Fjalën e kam për ushtrinë që e kape me hygjym, me hu e me kanop: O kâm me bâ “ushtrinë” me “ligj” o s`kam mi thân vetit burrë mâ! Boll kam prit.

Dhe e “përkrahën” edhe aak-ja, nisma e vetëvendosja. Hashimi tha se edhe serbët e Kosovës duan ushrinë, por ata nuk guxojnë nga Beogradi.

Valla Ahmak njeri je bre Hjashim he mozamakeq. Fjal`t e tua, rân i ka edhe toka.

Mu kujtua ushtria e Lekës, Aleksandrit të Madh që turqit e quanin Sknanderbeg e arabët Zyl Karrnei dhe prap smë `k`naqi kjo. As ky emërtim i fjalës ”ushtri”, edhe pse Ushtria e Aleksandrit e pushtoi Azinë, nuk po më pëleqen. Ajo ishte ”ushtri pushtuese”, për ate Hashimi nuk e don që “ushria” e jonë të bëhet si ushtria e Lekës.

Egjeta. Hashimi e kishte ushtrinë si të mbretit Dare të Persisë, të Napoleanit apo të Hanibalit që Alpet i kapërcenin me elefantë e futeshin në Romë por jo si Hashimi te ”Molla e Kuqe”, të cilën na e ka “premtu” nëse “P…amenti” i Kosovës merr “vendim” e nxjerr “reziolutë”.
Hashim mos harro e tregoju edhe ”komandantëve” e komesarëve politikë se Kartagjena e Hanibalit është zhdukur. Po, as këto nuk më përqyen. Hashimi don me mbete në “Hoistori”.

Ajo që më së shumti më pëlqeu dhe i shkon për shtati ”ushtrisë” së Hashimit është ”askeri” turk por me prijës si ”Akili”, ”Hektori”, ”Hanibali” apo Hamil Hari. Kishte shumë emra ky farë Hanibali. Nuk po ia përmendi të gjithë dhë të gjitha gjuhët se po më vie marre …

I harrova vetëm prijësit latinë, Ciceronët e Cezarët romakë e Carët rusë. Edhe ata kishin ushtri se jo mahi. Ka pas edhe te ata alamet burra, gati si Hashimi, Sakol Bashota e Rexhep Selimi me shlp të naltë ”pedagogjike”

Po edhe këtu na del një problem se ”gjeneralët” e Hashimit do të luftojnë në mes veti se kush e cilën ”Nofkë” do ta marrin për vete e ato nuk janë shumë. Hashimi ka pas shumë “gjeneralë” e komandosë, ndersa ata të ”historisë”, të Lekës së Madh apo të … e deri te Krrutani i Krujës, kanë qenë më pakë në numër se këta të hashimave?
Jam i sigurtë nuk i duan këta “emra”. Janë ”emra” të vjetër që kanë luftua me Hangjarë, Thika e Kacavidha … si Hashimi në Tiranë.

Ata zgjedhin ”emrat” e heronjëve të rinj, si ”Bashkim Fino” apo emra zvarranikesh, si ”gjarpëri” e ”bolla” apo emra ”popullorë”, si ”Komandantë Qorri”, ” e ”…Qopa”, “kamish”

Pasi fillova të shkruaj, thash ti lexoj edhe ni herë të tjerët shka pa thonë. Kërkova ndihmën edhe të disa idolëve të mi si Kimete Berisha, një Drenushë e Rugovës që k`cen herë me ni guri e herë në tjetrin, herë n`Tiranë e herë e Prishtinë; Rexhep Shahut e të Enver Byqyqit, Faik Krasniqit e të … Idriz Zeqirajt dhe në fund vendosa të shkruaj veç ajo që më pëlqen mua.

Punë e madhe a i pëqen Hashimit, Kadrisë, ”sulltanëve” e ”komandant pamukave” që pas ”lufte” u bënë ”hekur” e ”granit”.
Po edhe ata s`pa punojnë për qef tonin e sa për fjalë, ata kanë boll. Fjal`e tepërta janë fukarallak ama ata s`e kanë dertin te fakurallaki. Aij i kane ra shkelm e ia kanë gjuajt popullit.

E zgjtata pak por po të pyes, përseri: Hashim ku e le ”ushtrinë”?

Besa na tha ti, në televizor se ki me mu largu krejt, nese nuk e bân ushtrinë, mrena javës. Jo kam harrua kur. Por ti i han fjal`t. Kerkush nuk mun me t`zan ty, sa ngjalën, m`fal “gjarpnin”.

Ti gjithë natën ngreh kurthha veç pa m`duket se do me ra vetë n`to.

Edhe “ushtar`t” don me t`lân vetë.

A e vete Kadarenë për “Gjeneralin”? Ai flet për dy gjeneralë e një prift ndërsa ti “flet” për Vëllain e Madh- Erdoganin, njëri për lindjen e tjetri për përnedimin.”ku lene ku peron dielli”.

A doli rrenë a po ti rrenën ”e vogël” e përdor sa herë që don me e lshua rrenën tjetër më të madhe, demek për me e harrua rrenën e ”vogël”, që e l`shove dje, pardje apo para disa … viteve e decenieve?

Hashim a ke dëgjua se qentë qabanë kur i dëgjojnë ”Fent e ukit” lehin edhe kur janë lidh në tarishte të oborrit?

Pse bre ”burrë” u tërhoqe?

”Burri”, kur flet pa e shkrep ni herë, nuk dorëzohet.

Uh mua kujtua edhe diçka. Kur ishte Kimete Berisha shkoi te Qadrat e Lulit në Tiranë. Tha se nuk kishin WC dhe se e kishin të ndaluar me u pordh brenda në … po ”Kazermat dhe burgjet e ushtrisë” tënde, Hashim, në vitet më të ”lavdishme” tua, kur edhe flok´t i kishe korb, më 1998, 1999 a kishin ”yzerhane”, e ku laheshin ushtarërt e ”robt” e zënë? … apo veç ti e Xhaviti ishit interesua që të keni ”Hareme e Hamame” dhe ato vetëm në shehre të mëdha që ishte Tirana e Durrësi e vetëm për ”komandantët?

Dhe pash Zotin, Hashim kallxo drejt a kishte edhe ”prostituta”, ”politikane”, diplomate e gazetare ruse që flenin me ”komandantët” e me ”gjeneralet” tu e nashta edhe me ty në në hotelet liksoze të Tiranës?

Hashim, ty sa herë të Q… po më vjen keq me ia përmend emrin, ti luan Koqe edhe me amerikanë e inglizt. Ne e kemi ditur që ti ke luajt shumë vjet Gugjas e Koqe në ledinat e livadhet e djerrina të Kosovës se edhe gjatë (kafshët) na i hoqe ti, si Tita Dhitë e kuqe …. e mish viqi e pula po na bjen prej Barazilit. Ani shka janë më të lira dhe pse të losdhet bujku me e punua tokën e e me majt pula?

Kësaj radhe, për ”ushtrinë”, Hashim t`met kashorja n`fyt.

Hashim, harrova: Rexhep Hoti, qatje i Rahavecit t`ka lidvu shumë. Ka fol ma mirë se Gjergj Deda e vllaznit Buja. Mos harro e thuaj Kadrisë mos ta len anash Rexhës kur t`mahen zgjedhjet. A te kujtohet ”Unë Rexhepin shoq e du” (Kënga, Ishin kanë shtat`, tet`vet`”?

Sa për premtimet tjera, ti Hashim i ke ”ba fet” si Sulltani, Stamollin”. Apo ndoshta e ke nie at fjalën ”Hyp qitu e kqyre Stamollin”!

Hashim, ku mbetën premtimet për liberalizim të vizave që iu the ”malukatit” tënd për 14 muaj e kini me shku kah t`doni. Vallahi Hashim, u bane do vjet, jo 14 muaj, po dojnë mu bâ 14 vjet e nuk dojnë me ardh “vizat” apo mos qatipët tu ta kanë shkruajt gabim e ti ke mendua 14 vjet e i ki thân mahlukatit tan 14 muj?

Po policin Enver Zymberin pse e le në Veri? Kaluan disa vjet e veç shka e bâne edhe ma llugë jo vetëm në Veri po edhe Jugun e Lindjen e bâne Veri.

Ti athertë fole sa edhe goja tu shtramnu. Qitshe me dur në të dya anët e nga goja, përjagëshe. ”E ndryshova gjendja në Veri”. E hoqe edhe ”drejtorin” at “paturin” e në vend të ti e qite njâ me t`mirë, ni “Shpen”, me fluturua si sorrat. Më vonë KFORI në ”besë” tënden e të Nrikllës Editë i dërgonte doganierët e policët në …qatje qysh pi thonë, u po, në ”hudut”me shkaun.

Hashim a po më tregon veç edhe një: A i kanë ndërtua Barakat Gani Thaqi, vëllai yt e Pacolli në Bernjakë për me iu marr ka pakë ”gjymryt” miletit që kapërcejnë anej? Pakës pare ”tà imta” sa për def atyre që hyjnë ”n`hudut tëndin”?
Po kamionat e Sërbisë që shkojnë te kumartë e pabratimt e tu,në jug a kontrollohën edhe a paguajnë, bile sa për bukë e ujë ”hyzmeqarët” e shtetit se tyben atyne nuk guxon kush me iu qu as ujë e as bukë atje?

Po e përfundoj me dy anekdotë që kanë ba vaki në Asrtazub, njana te dajt e mi dhe tjetra në Carravrranë, katune jo fort larg Turjakës. Ta përmena Turjakën se Ti je kanë edhe në Turjakë, te Ekrem Qazim Banushi, kur a dal nga burgi, tash me Fatmirin, veç pas “luftes”. Besa je kanë edhe në Damanek, te Syl Januzt e tash ishe edhe në Bubël.

Po e e mbylli këtë shkrim me dy mesele

E paski rujt faqen e zez`!

Një dajë i jem, plakë rrinte në Mulli, te Fusha e Begit, në mes të Mirushës dhe Malishevës. Atherë kur ishin Mullinjët me ujë se kur erdhe ti, i bâne “Mullijt me erë”.

Një natë, dajës plakë nuk i qojnë bukë hiç. Kur ja dha ferki i sabahit daja plakë shkoi trup e trup n`mes Javiqit e Carravranës, napër Pallankat teri n`Astrazub. Pallankat i dinë. Aty ka ndodh ni masaker. Shkit i kanë pre afro tridhet burra e djem të Dragabilit. Te tregoj najherë qysh a kanë puna. Po edhe k`tu, sebepqarë janë kanë
“ushtart tu”.

T`filloje n`mujsh mi gjet pse e bân kasaphane Pallankën dhe kush ishin ata që i ngucën serbet, si f`mitë, kur i ngucshin grejzat me thupra.

Dhe shkoi daja n`shpi e po i vet` robt e shpisë:
-Pse s`m kini pru bukë prâm?
-E kimi ru ru gjyshen se a kân` s`mut gjith natën.
-Po a pshtoj ?
-Jo ,Vallahi,diq. -E paski rujt faqen e zezë!
Me thes n`krye

Jakup Tafa e Halit Sakoli janë kanë burrat ma të njoftun e ma të mirë në Carravranë. Trima e t`meqëm qi shoqin nuk ju gjan tash. Ishte edhe Avdullah Qorri i Javiqit. Ata vinin shpesh te gjyshi im në Turjakë në vitet 1960-1970, qysh se unë i mbaj mend. Haliti i ka pas nipat në Bubël dhe deri më 1985, kurr nuk ka ba vaki me shku te nipat në Bubël e mos mu kthy me nejt pakë edhe te na, me pi ni kafe ose me pi ujë, me kofë ose me dredh ka ni cigare te duhanit kaqak e kutia Bakfum.

Njëherë Jakup Tafa e Halit Sakoli erdhën me 30 me argatë nga Carravrana me korr te na.
Fangjet i kishim me grunë, nuk jam i sigurtë sa por nja 4 apo 6 hektarë vetëm aty e në Bratin e te Ara te Mollat i kishim me grun Ish grunë me msteqe e pa p`leh ”t`drzhavës”, veç me pleh t“gjâve tona. Kur argatët shkuan me korrë grunin në Fangje, Baba Imer, Jakupit e Halitit iu tha: Ju keni me ndejt me mua në odë, nuk kini me shku me korr. Jakupi u ngushtu se ishte edhe fukara por kur folte Baba Imer, nuk kishte lojë ma ta. Ai nuk ishte ”Leci ei Lecave” e as Hashimi.

Pinin kafe sade e bënin muhabet. Shiqer, nuk i qitnin kafesë sepse shiqerin e kishin me qesat. Shpia ma e mirë, nuk kishte më shumë se një gjysëm kologrami shiqer. Dhe ato i ruanin për naj musafirë kur te vjen, për Nata të medhe e Nata të Bajramit. Ma vonë, ma e vogla shpi kishte ma shumë shiqer se miel ma e madhe n`kohë të qesatllakit.

Edhe at troh shiqer, Baba Imer, kur dilte me i kqyrë gjaen a i kanë nshue apo argatët ku po punojnë, e m`shilte dallapin që e ka pas në muri të odës afer ni metër i gjanë.

Ai nuk dilte nga oda kurrë.

Në Shmitër e kallte Axhakin e deri në Shingjegjergj nuk kish nevojë për prush.

Babëgjyshi e preu një delme shterrpë dhe një bletë për argatët e ju bani muhabet si në ”Shtata t`mretit”.

Edhe pleqt, kur ishin vetë bënin hajgare, jo vetëm Hashimi sot por nuk kishin qef me kanë naj fmi aty e me ngue e Hashimi flet n`televizor e rren e hic s`e ka gajle. Mua nuk më panë që isha në odë e Haliti filloi të mahitet e të kallxoj ni ”heqa”.

Më kujtohët se tregoi se si një djalë jetim nga Carravrana, po ia la emnin Hajdar, kur i prashitnin kallamoqet, muaji Maj, vinte me vonesë e hinte në ren pa u hetu. Njëherë njëri nga argatëte pyeti:
-Pse erdhe me vonesë Hajdar?
-U vanova se nuk mujshna me gjet ni thes.
-E pse çka tu dasht thesi?
-Me e qit në krye (1*) se ka me ra shi!
-E ku e din ti qi ka me ra shi?
-Njerka e ka ni birë n`trup e kur ti kruhët bira njerkës, bjen shi.
Argatët filluan me kesh ndërsa njëri nga më të moshuarit i tha:
-Sa herë ti kruhët Njerkes tane, na veç me thas n`krye. n`nejshum.

1*Thasët i mbanim në krye, për mos me i lag shiu sikur tash mushamatë e paraplyet.