Hashim Thaçi: Demarkacioni, taksa dhe reciprociteti janë kauza të rrejshme

09.06.2020 21:30:35

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Rubikon ka deklaruar se demarkacioni, taksa dhe reciprociteti kanë qenë kauza të rrejshme.

Thaçi është shprehur se demarkacioni i ka humbur kohë Kosovës.

“Kauza e rrejshme e demarkacionit, që nuk u pranua e më tutje u votua e njëjta, ne dërguam mesazh të keq në botë me protesta, dhunë, gazlotsjellës e gjëra, taksa ka qenë krejtësisht e panevojshme, kinse po bëjmë diçka kundër Serbisë e të lëndohen raportet me SHBA-të, kjo është krejt e kotë, po ashtu reciprociteti krejtësisht i kotë dhe kanë qenë kauza të rrejshme”, tha Thaçi.

Presidenti Thaçi deklaroi se si shkak i demarkacionit kemi humbur 3 vite dhe liberalizimin e vizave.

“Kam dërguar mesazhet e mija që t’i investojmë angazhimet në forcimet e raporteve me SHBA-të”, tha Thaçi. Më vjen keq që me demarkacionin kemi humbur 3 vite kot dhe kemi votuar të njëjtën dhe kemi humbur liberalizimin e vizave si humbje e momentumit”, tha Thaçi