Hashim Thaçi merr pjesë në takimin e liderëve evropian në Davos

25.01.2018 13:37:36

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka marrë pjesë sot në takimin e liderëve të Evropës, që u mbajt në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.

Thaçi shkruan se në këtë takim kanë biseduar për temat aktuale që po ndikojnë në agjendat rajonale dhe më gjerë.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:

“Në këtë mëngjes mora pjesë në takimin e liderëve të Evropës, i cili u mbajt në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Me liderët e shteteve evropiane dhe ata të Ballkanit Perëndimor, në takimin e udhëhequr nga Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Børge Brende, biseduam për temat aktuale që po ndikojnë në agjendat rajonale dhe më gjerë.

Ne biseduam edhe për rolin e Evropës në botë dhe për bashkëpunimin tonë të mundshëm për ta bërë një Evropë më të zhvilluar, më të fortë dhe më moderne.

Gjatë ditës do të jem pjesëmarrës në sesionet e tjera të forumit dhe do të zhvillojë takime bilaterale edhe me përfaqësues të shteteve të ndryshme